E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Mirit me Selin, reagon bashkëshortja/ Mesazh të qartë për këngëtarin

Bashkëshortja e Armir Shahinit, në një reagim në rrjetet sociale ka shprehur mbështetjen e saj për të shoqin në rrugëtimin e tij në Big Brother Vip Albania.

Ajo shkruan se, xhelozia në martesën e tyre nuk ka vend, ndërsa i jep atij të gjithë besimin e saj në lojë.

“Në çdo hap që bën me ty do jem. Ti je më i forti i Big Brother-it! Të dua shumë bashkëshorti im i jetës. Plot besim për çdo vendimin që merr atje brenda shtëpisë. Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty”, shkruan ajo.

Ky reagim vjen në një moment kur raporti i Mirit dhe Selin po diskutohet mjaft brenda dhe jashtë shtëpisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›