Raporti i zgjedhjeve të 14 majit/ Berisha: Rama përdor pushtetin për t’i shpëtuar aferave korruptive

Lideri i opozitës, Sali Berisha, së bashku me ekipin e tij paraqiti sot raportin për parregullsitë që demokratët kanë faktuar në zgjedhjet vendore të 14 majit. Për më shumë se 2 orë, demokratët skanuan periudhën para zgjedhjeve dhe ditën e votimit, me qëllim për të treguar se vullneti i qytetarëve shqiptarë u deformua.
SALI BERISHA
“Shqipëria kaloi me 14 maj farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare.”Sinkr
Sipas Berishës, i gjithë shteti u vendos në dispozicion të Partisë Socialiste në 14 maj.
SALI BERISHA
“vota u kontrollua ne cdo etape kohorem gjate fushates, e diten e votimit.”
Shefi i grupit të punës për zgjedhjet, Oerd Bylykbashi, shpjegoi se asnjëherë më parë buxheti i shtetit nuk u vendos në dispozicion të zgjedhjeve si në 14 maj.
Ky raport tashmë i është dërguar misionit të ODIHR dhe do të dërgohet në çdo kryeqytet europian, për të ndërgjegjësuar gjithkënd për problemet e zgjedhjeve në Shqipëri.