E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti me Seldin

30/04/10 03:22

Klodi mendon se Domenikës i jep bezdi edhe mënyra se si ai komunikon me Seldin, ndaj dhe ajo ka këto reagime ndaj tij. Domenika shprehet se nuk dëshiron që ta të dy të kenë një marrëdhënie të tillë dhe nuk e kupton se përse sillen kështu. Klodi thotë se është Seldi ai që e kundërshton gjithnjë, madje një gjë të tillë e ka bërë edhe me Domin. Ajo e quan Seldin impulsiv, por edhe Klodi ashtu e karakterizon veten. Ai shton se të paktën nuk shpif apo të mohojë gjë si në rastin e Seldit për Oltën. Domenika justifikon Seldin duke thënë se ashtu e mendonte. Klodi ia kthen se dhe ai ka opinionet e veta që duhen respektuar. Ai merr një tjetër shembull kur Seldi iu kundërvu duke i thënë se Erioni është i preferuar i tij. Sipas tij, secili ka të preferuarit e vet në shtëpi, por kjo sdo të thotë se duhet ti kundërvihen njeri-tjetrit vetëm se nuk shkojnë mirë me të tjerët, sic po bën Seldi në këtë rast. Domenika përpiqet ta justifikojë sërish Seldin që po thoshte atë që kishte parë. Edhe Klodi thotë për veten po të njëjtën gjë dheduke i sjellë shembuj Seldit, e vuri përballë fakteve. Domenika mendon se këtu është gabimi i Klodit, që fut edhe atë në diskutim. Klodi i thotë se i kërkoi falje, por Domi mendon se nëse ata të dy zihen përditë për të njëjtën gjë, atëherë ajo do mendojë se Klodi nuk i parasysh ndjenjat e saja, por do e lëndojë sërish. Ai thotë se është gjithnjë Seldi që hap debate të tilla dhe që nuk pranon opinionin e tij, duke e detyruar kështu që të marrë shembuj të tillë. Klodi fillon të tregojë se në cdo debat me Seldin, nuk ka qënë faji i tij, por ka qënë Seldi që i ka sjellë gjërat deri në këtë pikë nëpërmjet mënyrës se si sillet me të. Ai thotë se nëse nuk do i kishte lidhur ajo, ai me Seldin nuk do kishin asnjë raport dhe kjo është dukur sepse me Seldin, ai ka folur vetëm kur Seldi dhe Domi nuk flisnin, ndërsa më parë e më pas, Seldi nuk ka ardhur të flasë ndonjëherë me të. klodi i kërkon Domit që ti shikojë gjërat edhe sipas këndvështrimit të tij. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›