E Hënë, 2 Nëntor 2026

Raporti në Kuvend për punën e KQZ/ Raportojnë edhe Rregullatori i Energjisë dhe Enti i Ujit

Kuvendi mblidhet sot në 13 korrik në seancë plenare, ku deputetët do të shqyrtojnë një sërë projekt-rezolutash, që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve kryesore të vendit tonë përgjatë vitit që kemi lënë pas, 2025

Seanca nis me miratimin e proces-verbaleve të mbledhjeve plenare të datave 30 qershor dhe 2 korrik. Deputetët do të diskutojnë e më pas do të votojnë për vlerësimin e veprimtarisë së KQZ-së, ILDKPKI, Bankës së Shqipërisë, AMF-së, INSTAT-it, AKEP-it, RTSH-së, AMA-s, ERE, ERRU-së

Në seanca pritet që të ketë diskutime edhe për çështje që janë evidentuar nga ana e zgjedhësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›