E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rashford dhe Sancho shpëtojnë Unitedin, barazon me Leeds

Përfundoi 2-2 sfida mes Manchester United dhe Leeds, që i përkiste javës së tetë të Premier League. Miqtë kaluan menjëherë në epërsi me Ëilfried Gnonto (1′), goli i dytë në ligë për italianin. Në minutën e 48-të ata dyfishuan me autogolin e Varane, i cili devijoi një krosim në zonë. Më pas “Djajtë e Kuq” shkurtuan me kokën me Rashford (62’) dhe barazuan në minutën e 70-të me anë të Sanços. Vetëm një pikë për Ten Hag.

Kështu, Manchester United nuk arrin të “përqafojë” në renditje Manchester City të Pep Guardiolës, tani +2 në vendin e dytë. Ndërsa Michael Skubala, i cili mori vendin e të shkarkuarit Jesse Marsch vetëm pak orë më parë, për pak ia doli të arrinte suksesin. Leeds u ngjit në 19 pikë, duke vazhduar serinë e tyre të lojërave pa fitore që ka zgjatur që nga 5 nëntori dhe mbetet pranë zonës së rënies.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›