E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen skeptik per ceshtjen e emrit

Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e ka vleresuar si te veshtire mundesine e zgjidhjes se kontestit te emrit para mbajtjes se samitit te radhes te Aleances.

Nuk kemi te dhena se zgjidhja do te jete e mundur para samitit te Lisbones ka deklaruar Rasmussen per te perditshmen greke To Vima.

Ne dy dekadat e fundit Shkupi dhe Athina kane pasur perplasje mbi emrin kushtetues te Maqedonise gje qe ka detyruar Greqine te bllokoje anetaresimin ne NATO te fqinjit te saj.

Nga ana tjeter negociatat e deritanishme nen patronazhin e Kombeve te Bashkuara nuk kane dhene ndonje rezultat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›