E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Raundi i dytë i kualifikueseve të EURO U-19 për vajza, Shqipëria pjesë e Grupit B4, ndeshjet luhen në vendin tonë

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Kombëtarja U-19 e vajzave ka njohur kundërshtaret e raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Evropian.

Shqipëria U-19 është pozicionuar në Grupin B4, së bashku me Irlandën e Veriut, Malin e Zi dhe Azerbajxhanin. Vajzat do të luajnë për të siguruar ngjitjen në Ligën A për sezonin e ardhshëm.

Ndeshjet e Grupit B4 do të zhvillohen në shkurt 2025 dhe UEFA si edhe federatat pjesëmarrëse në këtë grup kanë vendosur t’ia besojnë FSHF-së organizimin e këtij miniturneu.

Takimet do të luhen në datat 18, 21 dhe 24 shkurt 2025.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›