Raundi i peste i bisedimeve Kosove- Serbi. BE optimiste per arritjen e nje marreveshjeje

Raundi i pestë i dialogut Prishtinë-Beograd ka nisur sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, e sipas zyrtarëve, mund të sjellë edhe marrëveshjet e para. Një zyrtar i BE-së shprehu optimizmin se raundi I kësaj të shtune do të sjellë edhe formalisht marrëveshje mes palëve, të cilat do të përfshihen në të ashtuquajturat “konkluzione të drejtuesit të dialogut” i cili është Robert Kuper, zyrtar i lartë i BE-së.
Bashkimi Evropian shprehet optimist se ndër pikat ku do të mund të arrihet kompromisi është lëvizja e lirë e njerëzve, marrëveshja për të cilën është gati, e më vonë edhe telekomunikacioni, energjia, kadastrat, si dhe njohja e diplomave universitare.
Takimi mes palës serbe, që krysohet nga Boris Stefanovic dhe asaj kosovare që drejtohet nga Edita Tahiri, pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës, derisa të arrihen marrëveshjet konkrete. Kur palët të bien dakord, do të formohen edhe mekanizmat për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve të tilla, edhe në ata mekanizma Bashkimi Evropian pritet të ketë një rol të rëndësishëm.
Gjithsesi, edhe një takim tjetër mes palëve mund të jetë i nevojshëm para nisjes së sezonit të pushimeve. Sipas radios Dojce Vele, marrëveshjet duket se janë gati, por ato nuk do të nënshkruhen nga palët, pasi Serbia nuk nënshkruan aty ku përmendet Kosova si shtet, dhe as Kosova nuk nënshkruan pas pavarësisë, aty ku përmendet rezoluta 1244.
Gjovalin Kola