E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raundi i tretë për presidentin, mblidhet grupi i PS-së

Vetëm pak kohë para nisjes së Kuvendit dhe raundit të tretë për votimin e presidentit të ri të vendit, PS-ja ka mbledhur grupin e saj parlamentar.
 

Në mbledhje mësohet se do të diskutohet për qëndrimin që do të mbajnë socialistët në raundin e dytë të votimit.
 

Në fakt nuk priten shumë surpriza, nëse do të kujtojmë deklaratat e mëparshme të kreut të PS-së, Edi Rama se opozita i qëndron mendimit të shprehur për të mos dhënë konsensus për një kandidaturë të njëanshme, sikundër e konsideron ajo kandidaturën e Xhezair Zaganjorit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›