E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagime per voten ne KiE

Avokati i Popullit ka përshëndetur miratimin në Këshillin e Europës të rezolutës për përkufizimin e të burgosurit politik, ndryshe nga delegacioni shqiptar i cili votoi kundër tij.

Në kohën kur në Shqipëri vijon greva e të burgosurve politikë, delegacioni shqiptar i përfaqesuar nga deputetët Kastriot Islami, Lajla Përnaska dhe Shpëtim Idrizi ka qenë në unison me qëndrimin e Rusisë, Azerbajxhanit, Turqisë dhe Spanjës, që lobonin për mos miratimin e këtij ligji. E megjithatë, ai u miratua me 100 vota pro, 64 kundër dhe 12 abstenime.

“Kjo rezolutë parashikon të drejtat themelore, në mënyrë të veçantë atë të lirisë së mendimit, besimit fetar, të Avokati i Popullit ka mbështetur dhe promovuar përqafimin e standarteve ndërkombëtare në politikën shqiptare. Prandaj i mbështet vendimet e strukturave evropiane që shërbejnë për të drejtat e qytetarëve

Elona Demollari
Zëdhënëse e Avokatit të Popullit shprehjes dhe organizimit. Avokati i Popullit ka mbështetur dhe promovuar përqafimin e standarteve ndërkombëtare në politikën shqiptare. Prandaj, Avokati i Popullit mbështet vendimet e strukturave evropiane që shërbejnë për të drejtat e qytetarëve”, deklaroi zëdhënësja Elona Demollari.

Lidhur me votimin kundër ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka deklaruar se deputetët shqiptarë të pranishëm në seancë duhet të japin sqarime për votën e tyre.

Edhe deputeti tjetër Aleksandër Biberaj, që aderon në radhët e FRD-së, ka kritikuar deputetët shqiptarë që votuan kundër, veprim që sipas tij e ka renditur Shqipërinë përkrah vendeve të ish-bllokut sovjetik.

“Bashkimi i votave me Rusinë e pozicionin Shqipërinë me bllokun lindor ish-sovjetik. Votat e Rusisë dhe Azerbajxhanit në KiE kanë qenë gjithmonë kundër interesave shqiptare. Votat e Rusisë dhe Azerbajxhanit në KiE kanë qenë kundër pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Biberaj.

Ish-nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka shtuar më tej se, vota shqiptare në KiE ka qenë fryt i pazareve të kryeministrit shqiptar me Azerbajxhanin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›