E Martë, 3 Nëntor 2026

Reagon Kamberi pasi disa media në Serbi nuk transmetuan fjalimin e Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar në lidhje që disa media në Serbi kanë ndërprerë transmetimin e seancë së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, momentin që ka nisur fjalimin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nëpërmjet një reagimi në platformën “X”, Kamberi shkruan se janë katër media që kanë ndërprerë transmetimin, ndërsa mediat në Kosovë kanë transmetuar gjithë fjalimin e presidentit serb.

“Ndërsa Albin Kurti mbajti fjalimin e tij, RTS dhe tre stacione të tjera televizive serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit.

Ndërkohë, RTK e transmetoi të gjithë fjalimin e Vuçiqit! Tani, në cilin vend ka më shumë tolerancë”, thotë Kamberi.

Për ndalimin e transmetimit të fjalimit të Kurtit, ka reaguar edhe Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Bisnik Bislimi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›