E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon PD pas akuzave për të liruarit para zgjedhjeve: Rama të paraqesë prova

Tiranë, 1 shtator NOA Partia Demokratike ka reaguar sot vetëm pak orë pas deklaratës së kreut të socialistëve Edi Rama i cili akuzoi Berishën se ka bashkëpunuar me kriminelët që liroi nga burgu për të mbajtur pushtetin.

Sërish shoku Rama doli në bace, i shfazuar dhe në një ezauriment mendor sa tragjik aq edhe komik duke ripërsëritur fobinë e fundit të tij të sindromit të krijuar nga humbja e zgjedhjeve.

Pasi akuzoi me dhjetëra e dhjetëra herë komisionerët socialist të të gjitha niveleve për mungesë integriteti, e mbasi akuzoi mediat për breshëri sulmesh ndaj tij tani ka disa ditë rresht që merret me të burgosurit, të cilët u lejuan të shkojnë me leje në shtëpitë e tyre në përputhje me një praktikë të të gjitha vendeve demokratike deklaroi sot zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.

Sërish i përsërisim z.Rama se të burgosurit janë lejuar dhe do lejohen të shkojnë në shtëpitë e tyre në zbatim të një rregulli që ekziston në çdo vend të lirë.

Rama pati shansin sot të paraqiste qoftë edhe provën më të vogël të ndërhyrjes apo implikimit të tyre në procesin zgjedhor por nuk e bëri.

E përsërisim që i vetmi rast i evidentuar është ai i Emiljano Kecit, i cili sapo u lirua me leje u shëndrrua në bodyguardin e armatosur të Blendi Klosit, gjë që detyroi organet e policisë ta ndalojnë atë dhe ta rikthejnë në institucionet e vuajtjes së dënimit shtoi më tej Mëhilli.

Sipas Mëhillit, nëse Rama disponon qoftë edhe faktin më të vogël, jo lista por fakte, është i ftuar ta bëjë atë publik.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›