E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Shoqata e Deshmoreve, pse duhet te marrin 5 mije leke

Organizata e Deshmoreve pretendon se vendimi i Gjykates Kushtetuese ne favor te qeverise ishte nje vendim politik dhe i manipuluar
Emanuela Sako

Kryesia e Organizates Kombetare te Deshmoreve te Atdheut reagon ndaj vendimit te qeverise dhe se fundi vendimit te Gjykates Kushtetuese, per heqjen e shperblimit te 5 mije lekeve familjeve te deshmoreve. Kryesia e organizates kerkon rikthimin e vendimit te meparshem ne menyre qe familjet e deshmoreve te perfitojne serish shumen simbolike te percaktuar nga shteti. Kjo pasi shuma e parave nuk ka vleren e nje pensioni mujor, por ka nje vlere morale dhe patriotike, qe shteti u detyrohet atyre qe dikur mbrojten atdheun. Perfaqesuesit e Organizates se Deshmoreve jane te vendosur qe te kerkojne te drejtat e tyre deri ne fund, si dhe te ruhet statusi i meparshem i deshmorit. Kerkesa e tyre eshte e vazhdueshme e pavarur nga politika, por qe deri ne keto momente e verteta del ndryshe.
Kerkesa
Edhe pse dukej se vendimi i Gjykates Kushtetuese i dha fund betejes gjyqesore mes organizates per familjaret e deshmoreve dhe qeverise, per organizaten beteja eshte e hapur. Nderkohe qe per ta, vendimi i Gjykates Kushtetuese ne favor te qeverise ishte nje vendim politik dhe i manipuluar. Perfaqesuesit e organizates e vleresojne si te padrejte, pasi kjo shume u eshte hequr deshmoreve dhe u eshte dhene bashkepunetoreve te fashizmit. Nje dileme e hapur qe ne momentin qe kryeministri u shpreh per rishikim te historise dhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, propozoi dhe dekoroi firmetaret e Aktit te Pavaresise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›