Reagon Ted Blushi: Shporrja e Edi Ramës është më shumë se kurrë emergjencë kombëtare! Shteti ka rënë! Siguria kombëtare ka rënë!

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se nisur dhe nga ky zhvillim i fundit që vjen nga SPAK, largimi i kryeministrit Edi Rama është më shumë se kurrë emergjencë kombëtare.
Reagimi i plotë i Tedi Blushit:
Shporrja e Edi Ramës është më shumë se kurrë emergjencë kombëtare.
Shteti ka rënë!
Siguria kombëtare ka rënë!SHISH dhe Policia në duart e Gysit dhe Mbrojtja në duart e Ronit është zyrtarizim i kapjes së shtetit në çdo qelizë nga mafia!
Skandal i përmasave të jashtëzakonshme që kërkon reagim të fuqishëm kombëtar!
Mafia ka sot shtetin e vet, por shteti duhet t’u kthehet shqiptarëve! Me çdo çmim!