Real Madrid, Perez zyrtarisht president

Florentino Perez eshte zyrtarisht presidenti i ri i Real Madrid. Lajmin e ben te ditur shoqeria “merengues” ne nje komunikate zyrtare te publikuar ne faqen e internetit.
Perez nuk ka pasur asnje rival ne garen per te marre drejtimin e klubit spanjoll pasi afati i regjistrimit skadoi dhe keshtu ai eshte shpallur automatikisht president i shoqerise.
Perez ka qene president i Real Madrid edhe gjate periudhes 2002-2006 ku fitoi nje Champions League, dy tituj, nje superkupe europiane, nje kupe interkontinentale dhe dy superkupa te Spanjes. Florentino kerkon t’i riktheje serish lavdine “galaktike” Realit te Madridit.