Real Madrid i hap rrugën Atleticos

Humbja e papritur e Real Madridit, 1-2 në shtëpi ndaj Levante hap rrugën drejt majës së Ligës për Atletico, që do të zbresë në fushën e lojës nesër. Blancos, të cilët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 9-të për të kuqen e Militao, arritën të kalonin në epërsi 4 minuta më vonë falë Asensio, por më pas nuk arritën të mbrojnë avantazhin ndaj forcës së nëntë të kampionatit, pavarësisht nga një penallti e pritur nga Courtois.
Në minutën e 32-të ishte Morales që realizoi golin e barazimit, duke mbyllur pjesën e parë në barazpeshë. Në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 78-të është Rogerd(gaboi në minutën e 64-ët nga pika e penalltisë), që realizon golin me vlerën e tri pikëve.
Colchoneros tani mburren me shtatë pikë përpara kushërinjve të tyre, me dy ndeshje më pak të luajtura. Nesër ekipi i Simeone do të ketë mundësinë të arratiset në rast të një rezultati pozitiv në udhëtimin për në Cadiz.