Real Madrid ndalet nga Osasuna

Real Madridi nuk e gjen fitoren ndaj Osasunës në një ndeshje që dukej e përhumbur dhe përfundoi 0-0. Të besuarit e Ancelottit nisin pa agresion të veçantë, siç ndodhi në El Clasico-n e fituar, por ata u rritën gjatë rrugës. Mundësia e parë vjen pas goditjes së lirë të Benzema, jashtë dhe tentativës së Camavinga, paksa mbi traversë. Ndërhyrja e parë reale e Herrerës shënohet në gjysmë ore lojë, në gjuajtjen e Junior Vinicius, në afërsi të zonës së rreptësisë.
Osasuna nuk qëndroi duarkryq dhe bëri që Bernabeu të dridhej me shtyllën e Moncayola në fillimin e pjesës së dytë. Përgjigja e Real Madridit është e menjëhershme dhe vjen nga këmbët e Benzema, gjuajtja e të cilit nga brenda zonës së rreptësisë godet traversën.
Francezi tenton të përsërisë pak kohë më pas, por e majta prek vetëm pjesën e jashtme të portës së kundërshtarit. Ancelotti tenton të luajë me letrat Lucas Vazquez dhe Eden Hazard, por 0-0 mbetet i shënuar në librin e ndeshjes deri në bilbilin e trefishtë, pavarësisht shanseve të Marcelo dhe Benzema në finale.
Real Madrid nuk gjen tri pikët dhe ngjitet në 21, së bashku me Seviljen dhe Real Sociedad. Për Osasunën, barazimi është me vlerë të artë dhe çon në 19 pikë, pozicioni i gjashtë aktual.