E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madridi pritet me dhunë në Spanjë

Ekspedita e skuadrës së Real Madridit është pritur me dhunë në Spanjë. Me të arritur në Madrid, tifoz të kësaj skuadre i kanë fyer dhe sulmuar autbousin ku ndodheshin ata.

Me thirrjet "Jashtë-Jashtë", "Nuk i meritoni milionat", "Na turpëruat" , tifozët madrilen ti afroheshin autobusit ku ndodheshin lojtarët.

Policia spanjolle kishte reaguar me kohë për të evituar incidentet e mundshme ndërsa autobusi thuhet të jetë gjuajtur me gurë. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›