Real Madridi shet Benzeman

Gjiganti spanjoll, Real Madridi është gati që t`i hyjë betejës me Interin për argjentinasin e Mançester Sitit, Karlos Tevezin.
Mediat spanjolle raportojnë se klubi “mbretëror”, dëshiron që gjatë verës në sulm ta ketë argjentinasin.
Nëse “Los Blankos” do mund të shesin Benzeman tek Arsenali për 25 milionë euro, atëherë skuadra madrilene do të hidhet për të rrëmbyer sulmuesin Karlos Tevez, i cili është i lidhur më një transferim tek skuadra italiane, Inter.