E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real dhe Barcelona ne gare per Kanute

Barcelona dhe Real Madrid kane nisur garen per sulmuesin e Seviljes, Frederik Kanute.

Lojtari shtatlarte nga Mali nuk ia ka mbyllur deren skuadrave te medha te Primera Division, duke lene te hapur mundesine e zbarkimit ne nje prej dy qyteteve.

Forma e mire e treguar nga sulmuesi pas dy sezonesh me klubin andaluzian ka ngjallur interesin e forte te katalanasve dhe madrileneve dhe kjo ka bere qe lojtari te shprehe deshiren per ta vazhduar karrieren ne nje tjeter skuader.

“Per momentin kam nje kontrate me Seviljen dhe jam i lumtur ketu, por gjithkush do te deshironte te luante me dy skuadra kaq te medha edhe pse nuk e di nese nje gje e tille do te jete e mundur”, u shpreh lojtari afrikan.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›