E Enjte, 5 Nëntor 2026

Real e Barça në vështirësi, mes dëmtimeve dhe Covid

Në Spanjë është e vështirë të shikosh Real Madrid e Barcelona në krizë në të njëjtin moment, por në një vit ku është i pranishëm Covid, edhe kjo mund të ndodhë. Në fakt, skuadra e trajnerit Zidane është gjithmonë në pozicionet më të larta në La Liga, madje edhe në Champions League asgjë nuk është e kompromentuar, por ajo që shqetëson mjedisin është cilësia e dobët dhe niveli i lojës së Blancos, përveç shumë problemeve që lidhen me dëmtimet dhe tamponët. Nga ana tjetër, për Barçën, duke lënë mënjanë Champions, nuk është e tepërt të flasësh për një krizë të vërtetë, pas disfatës kundër Atletico Madrid.

Real, i cili doli me një pikë nga ndeshja jashtë fushe kundër Villarreal, ende nuk e ka të qartë se me kë mund të luajë në San Siro, në ndeshjen vendimtare për të ardhmen në Champions League (veçanërisht për Inter). Sigurisht që nuk do të ketë Sergio Ramos, lojtar themelor për të mbajtur departamentin mbrojtës(pa atë, 7 humbje në 8 ndeshjet e fundit në Europë) dhe Valverde, një nga pikat fikse në mesfushë të këtij fillimi të diskutueshëm të sezonit. Për të kuptuar nëse mund të ketë Militao dhe Casemiro, zëvendësuesit logjikë të kapitenit dhe uruguajanit, do të duhet të presim përgjigjen e tamponëve. Lajmi i mirë për Zizou vjen nga fakti që Benzema do të jetë në San Siro dhe se Carvajal duket plotësisht i rikuperuar.

Barça nuk ka probleme për të kaluar në fazat e eliminimit të Champions League, por është shumë larg majës. Humbja me Atletico ishte gjithashtu fatale dhe për dëmtimin e Piquet (do të kthehet në 2021). Sergi Roberto, gjithashtu doli i dëmtuar nga Wanda Metropolitano por ajo që është më shqetësuese, përveç një renditje më shumë se të mangët në La Liga, është cilësia e performancës së Blaugrana. Sidomos pika e tyre e referimit në 15 vitet e fundit. Në Spanjë ata kanë filluar të pyesin nëse ngjarjet e korporatave dhe lamtumira më shumë se e mundshme nuk po ndikojnë disi në performancën e Leo Messi-t. Kundër Atletico ai humbi 23 topa dhe bëri 36 pasime gjatë gjithë lojës. Ndoshta ka arsyetimin e udhëtimeve ndërkontinentale, por ai nuk ka shënuar një gol vendimtar jashtë Camp Nou për një vit. Me një Messi si ky, do të jetë shumë e vështirë për Barça-n të arrijë diçka këtë sezon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›