E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali Murinjo kerkonte largoje presioninpara Klasikes

BARCELONE- Klasikja kunder Barcelones ka kaluar ne plan te dyte ne kampin e Realit te Madridit qe te marten ne mbremje do te mundohet te siguroje edhe matematikisht vendin e pare ne grupin G te Champions League. Trajneri Zhoze Murinjo eshte munduar te mbaje larg presionin mbi futbollistet e tij per ti bere ata te perqendrohen totalisht te sfida ne Amsterdam kunder Ajaksit vendas.
9 here kampionet e Evropes jane kualifikuar tashme per ne fazen tjeter ndersa kane nevoje vetem per nje pike per te qene te paret ne grup. Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain dhe mesfushori Sami Khedira do te mungojne ne takimin ne Holande nderkohe qe ne fushe mund te luajne nga minuta e pare Karim Benzema dhe Lasana Diarra.
Reali ka 10 pike ne grup duke arritur 3 fitore dhe nje barazim por madrilenet kerkojne te ruajne formen e mire qe kane treguar ne te tre kompeticionet pasi te henen e ardhshme do te perballen me rivalet historike te Barcelones. Nuk po mendojme per klasiken - deklaroi Murinjo. ndash Kjo nuk eshte nje ndeshje decizive per titullin por nje ndeshje si 38 te tjera. E njoh mire Barcelonen me te cilen jam perballur 4 here kur drejtoja Interin dhe 6 here kur isha ne krye te Celsit. Nuk me intereson kjo sfide pasi jemi ne kryesuesit e kampionatit shtoi portugezi duke u munduar te largoje presionin nga skuadra e tij.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Reali Murinjo kerkon te largoje presionin para Klasikes

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›