Reali bllokohet nga Cadiz, ndal serinë e fitoreve

U desh e parafundit në renditje për të rihapur plotësisht një Ligë që konsiderohej e mbyllur. Është Cadiz që ndalon Real Madridin e vendit të parë, pas 7 fitoreve radhazi në kampionat, të cilat tani mund ta shohin Sevillan që afrohet. Një sfidë që nisi ashtu siç pritej, me madrilenët që kërkojnë menjëherë golin. Valverde kërkon një finalizim në zhvillimin e një goditje këndi nga Kroos: një top që përfundon lart mbi traversë.
Në minutën e 18′ Mendy godet nga distance, që devijohet në një goditje këndi. Menjëherë Valverde provon sërish, nga 25 metra, duke shkarkuar të djathtën, që angazhon seriozisht Ledesma, i cili devijon topin në këndore. Vazquez provon nga distanca e largët: topi përfundon lart mbi traversë. Në çdo rast, ritmi është i ngadaltë në Bernabeu: skuadrat luftojnë për të krijuar raste të qarta goli dhe emocionet janë të pakta në pjesën e parë.
Dy mundësi të shkëlqyera për Realin në fillim të pjesës së dytë: fillimisht Kroos peshkon Hazard në zonën kundërshtare që godet me kokë dhe impenjon Ledesma-n, më pas gjermani hërben për Vinicus, i cili depërton në zonën kundërshtare dhe me këmbën e djathtë detyron portierin e Cadizit të bëjë një tjetër ndërhyrje e madhe. Ndeshje që megjithatë mbetet e bllokuar deri në fund, 0-0.