E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reali, fakti historik i pabesueshëm që ndodhi në ndeshjen me

Viti 2023 i Real Madrid të Carlo Ancelottit nis keq, duke u mposhtur në stadiumin Ceramica nga Villarreali. Blancos koleksionojnë humbjen e tretë të sezonit, të dytën në Ligë: pas 3-2 të pësuar me Leipzig dhe Rayo Vallecano, me Nëndetësen e Verdhë që arrin kështu fitoren e gjashtë radhazi mes Ligës dhe Kupës.

Por lajmi i ditës në Madrid ishte se për herë të parë në 121 vite histori dhe pas 450 ndeshjesh, nuk kishte asnjë spanjoll në njëmbëdhjetëshen startuese. Një fakt kurioz që po bën xhiron e botës dhe që do të vazhdojë të flitet për disa ditë. Është rasti për të thënë … nuk harrohet kurrë hera e parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›