E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reali fiton dhe… pret Barcelonën

Real Madrid i Carlo Ancelottit tregoi edhe njëherë vlerat në fushën e lojës këtë të shtunë duke mposhtur Celta Vigo me rezultatin 2-0, me nga një gol në çdo pjesë. Zhbllokoi Asensio në një asistim të Vinicius, dyfishimi mban firmën e  Militao. Reali mbyll kështu distancën me Barcelonën dhe pret lajme të mira nga ndeshja e katalanasve ndaj Atletico Madridit.

Në ndeshjet e tjera të së shtunës në La Liga, Real Sociedad dhe Athletic Bilbao festojnë, Valladolid buzëqesh ndërsa Betis përtypet me hidhërim. Në Pamplona, ​​andaluziasit u mundën 3-2 nga Osasuna. Një nokaut që ndoshta e largon përfundimisht Betisin nga vendi i katërt i Real Sociedad, i cili duke mposhtur Rayo Vallecanon 2-1 në rikthim shkon në +6, duke konsoliduar vendin në Champions League.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›