Reali “heq qafe” Cadizin dhe përgatit festën e titullit

Në ndeshjen e javës së 34-ët të Ligës spanjolle, Real Madrid triumfon në “Santiago Bernabeu”, 3-0 ndaj Cadiz. Pas një pjese të parë mjaft të bllokuar, Los Blancos e zgjidhën atë në pjesën e dytë falë Brahim Diaz (51′), Bellingham (68′) dhe Joselu (93′).
Ancelotti tani është një pikë larg titullit, i cili mund të vijë edhe sot në rast të barazimit apo humbjes së Barcelonës në Girona. Real Sociedad i rikthehet suksesit, 2-0 ndaj Las Palmas.