Reali i Madridit, një tjetër përmbysje

Real Madridi (pa Bellinghamin, i pezulluar) fiton sërish me përmbysje në ndeshjen e javës së 22-të të La Ligës. Las Palmas mposhtet 2-1 në Gran Canaria. Golit të Munoz, të cilin e shënoi me asistimin e Sandro Ramirez në minutën e 53-të, iu përgjigj Vinicius në minutën e 66-të. Braziliani shënoi pas asistimit të dhënë nga Camavinga.
Madridi shtyn për të përfunduar një tjetër rikthim të sezonit dhe ia del në minutën e 84-të, kur Tchouameni (i cili sapo kishte hyrë në fushë) finalizon në mënyrë të përsosur një goditje këndi të kryer nga Kroos, duke vendosur ndeshjen.
Reali ngjitet në krye me 54 pikë, dy më shumë se Girona (luan nesër), ndërsa Las Palmas mbetet me 31 pikë.