E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali kalon ne 16-sheBordo triumfon ndaj Juentusit, Reali fiton me Zyrih e shkon ne 16-she, Bajerni mund Makabin. Milanin barazoi 1-1 me Marsejen.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Bordo triumfon ndaj Juventusit, Reali fiton me Zyrih e shkon ne 16-she, Bajerni mund Makabin. Milanin barazoi 1-1 me Marsejen.

GRUPI A

Bordo –Juventus 2-0

Bordo ia doli të fitojë 2-0 me Juventusin, duke konfirmuar vendin e parë në grupin A, tashmë në kuotën e 13 pikëve. Golat për kampionen e Francës u shënuan nga Fernando në minutën e 54-t dhe Marouane Chamkah në të 90’.

Bajern – Makabi Haifa 1-0

Bajerni i Munihut fitoi me rezultatin minimal 1-0 me izraelitët e Makabi Hajfa. Golin e vetëm të takimit e shënoi Ivica Oliç në minutën e 62-të.

GRUPI B
CSKA Moskë-Volfsburg 2-1

CSKA-ja e Moskës i mbajti gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm, pas fitores 2-1 me Volfsburgun e Gjermanisë. Për skuadrën ruse shënuan Tomas Necid (58’) dhe Milos Krasiç (66’). Për Volfsburgun realizoi Edin Dzeko në minutën e 19-të.


Mançester J.-Beshiktash 0-1

Mançester Junaitid humbi në “Old Traford” 0-1 me Beshiktashin, por pa rrezikuar aspak kualifikimin. Për turqit shënoi Rodrigo Tello në minutën e 20-të.


GRUPI C

Milan – Marsejë 1-1

Milani dhe Marseja barazuan 1-1. Golin për Milanin e shënoi Marko Borrielo në minutën e 10-të. Për skuadrën franceze barazoi Luço gjashtë minuta më pas.


Real Madrid – Zurih 1-0

Reali i Madridit siguroi kalimin midis 16 më të mirave të Europës, pas fitores 1-0 me zviceranët e Zurihut. Golin për “mbretërorët” e shënoi Gonzalo Higuain në minutën e 21-të.

GRUPI D

Porto – Çelsi 0-1

Çelsi arriti një fitore të rëndësishme 1-0 me Porton në Portugali, falë golit të realizuar nga francezi Nikolas Anelka në minutën e 69-të. Çelsi u ngjit në kuotën e 13 pikëve, Porto, e dyta me 9 pikë.

Apoel – Atletiko Madrid 1-1

Apol Nikosia i Qipros dhe Atletiko Madrid nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në ishull. Nenad Mirosavljeviç në minutën e 5-të realizoi për qipriotët, ndërsa për spanjollët shënoi Simao në minutën e 62-të.
 

LIGA E KAMPIONEVE
DITA 5


25 NËNTOR 2009

A Bordo-Juventus   2-0
A Bajern Munih-Makabi H. 1-0

B CSKA Moskë-Volfsburg 2-1
B Mançester J.-Beshiktash 0-1

C Real Madrid-Zyrih  1-0
C Milan-Marsejë   1-1

D Porto-Çelsi    0-1
D Apoel-Atletiko Madrid 1-1

24 NËNTOR 2009

E Debreceni-Liverpul   0-1
E Fiorentina-Lion  1-0

F Rubin Kazan-Dinamo Kiev 0-0
F Barcelona-Inter  2-0

G Rejnxhërs-Shtutgard  0-2
G Unirea-Sevilja   1-0

H Alkmar-Olimpiakos  0-0
H Arsenal-Standard L.  2-0


Numri i klikimeve - 6501
  E Merkure, 25 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›