E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali leksion Milanit Murinjo makthi kuqezi

TIRANE-Reali i Madridit ka mposhtur paster 2-0 Milanin ne Santiago Bernabeu duke i dhene nje leksion futbolli skuadres se drejtuar nga Masimiliano Alegri. Dy gola te shenuar qe ne fillim te ndeshjes nga Kristiano Ronaldo dhe Mesut Ozil u kane mjaftuar spanjolleve per te marre fitoren e trete ne grupin G dhe te sigurojne praktikisht kualifikimin per ne turin tjeter te Champions League. Ndeshja e mbremshme shihej si me e veshtira por ne fakt rezultoi me e lehta per Realin qe mund te bente cfare te donte sidomos ne 15 minutat e para. Avantazhi i skuadres se Murinjos ka ardhur ne minuten e 13-te. Nje goditje denimi ne hyrje te zones shnderrohet ne gol nga Kristiano Ronaldo qe perfiton edhe nga nje carje e murit italian. Pa kaluar as 60 sekonda Mesut Ozil shenon serish. Topi i futur ne zone nga Marselo goditet nga gjermani dhe devijohet nga Bonera duke perfunduar ne rrjete. Milani me pas nis te reagoje por nuk ka forcen dhe saktesine para portes. Andrea Pirlo godet traversen pas nje goditje denimi ndersa Sedorf nuk arrin te shenoje i vetem me Kasijas. Ne fraksionin e dyte Reali ka qene Zot i fushes ndersa rastet e italianeve kane qene me pikatore. Murinjo nderkohe tregoi edhe njehere se eshte makthi i Milanit te cilin e pati mundur 3 here ne kohen kur drejtonte Interin. Ne takimin tjeter te ketij grupi Ajaksi arriti te fitonte 2-1 ndaj Okserit. Ka qene nje 90 minutesh shume emocionues ai i Amsterdam Arenes ku secila skuader mund te kishte fituar. Gjithsesi eksperienca e holandezeve dhe klasi i tyre me i larte kane bere diferencen ne kete sfide.
Roma dhe Bajern
Grupi E i Liges se Kampioneve eshte shnderruar ne nje thriller te vertete pas ndeshjeve te mbremshme. Bajerni ka fituar dhe ka marre fitoren e trete nderkohe qe Roma eshte mundur 1-3 nga Bazeli ne fushen e saj. Ne Olimpiko eshte luajtur edhe ndeshja me e bukur e mbremjes. Verdhekuqte e Ranierit jane gjendur shume shpejt ne disavantazh nga Frei por barazuan me ane te Borrielos. Gjithsesi Inkom kaloi zvicerianet ne avantazh ne fundin e pjeses se pare. Ne te dyten rastet e italianeve kane qene te pafundme ndersa Tadei goditi edhe shtyllen. Topi dukej sikur nuk donte te hynte nderkohe qe ne fund Kabral realizoi edhe golin e trete per miqte. Pas kesaj sfide Roma Kluzhi dhe Bazeli kane nga 3 pike ndersa Bajerni eshte kualifikuar me 9 pike.
Arsenal e Braga
Ne grupin H Arsenali ka marre fitoren e trete ne kaq ndeshje duke mposhtur thellesisht 5-1 Shaktjorin e Donjeckut. Skuadra e Arsen Venger konfirmohet si nje makineri golash ne kete start te Champions League pasi vetem ne 3 ndeshjet e para ka shenuar 14 gola dhe kane pesuar vetem 2. I rendesishem edhe rikthimi i Fabregas qe realizoi golin e trete me penallti. Nderkohe mbreme ka ardhur edhe fitorja e pare ne Ligen e Kampioneve per Bragen qe ka mposhtur 2-0 Partizanin e Beogradit. Lima e Mateus shenuan per nenkampionet e Portugalise.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›