E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali pret në “Bernabeu” Betis Seviljen

Madrid - Reali i Madridit do të presë sonte në “Bernabeu” në një ndeshje jo të lehtë skuadrën e Betis Seviljes. Madrilenët janë skuadra më pranë Barcelonës kryesuese, me 10 pikë më pak. Djemtë e drejtuar nga Huando Ramos do të kërkojnë të fitojnë këtë takim, duke shpresuar edhe në ndonjë hap fals të Barcelonës në derbin me Espanjolin.

Reali ndodhet në kuotën e 50 pikëve, duke zënë vendin e dytë. Betisi ndodhet në vendin e 15-të me 26 pikë. Në ndeshjen e fundit kjo skuadër arriti të marrë një barazim të çmuar me udhëheqësit e Barcelonës.

Takimi Real-Madrid-Betis do të zhvillohet sonte në orën 20:00 në stadiumin “Bernabeu”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›