Reali tash humbje, sa krejtë edicionin e kaluar

Se Reali duhet të shqetësohet për formën që po e kalon, tregon edhe statistika e radhës. Real Madridi që tani ka më shumë humbje se sa krejtë edicionin e kaluar.
Skuadra madrilene ka pësuar 6 humbje deri më tani, ndërsa vitin e kaluar kishte vetëm 5 krejtë edicionin. Reali këtë edicion ka humbur nga Barcelona në Superkupë, Celta në kupë, Dortmundi në Champions League, nga Getafe, Sevilla e Betis në La Liga.
Ky është një nga startet më të dobëta të Jose Mourinhos në tërë karrierën e tij duke qenë një fakt shqetësues pasi që është minus 11 pikë nga Barcelona që është lidere./Indeksonline/