E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reali tregon fuqinë “mbretërore”, Juventus merr “shuplakën” e parë, Milan fiton, por nuk bind

Përmbysje të mëdha, gola dhe rezultate surprizë. E tillë ishte mbrëmja e të martës në Champions League në ndeshjet e treta të fazës së ligës. Në atë që konsiderohej si ndeshja më e fortë në letër, Reali i Madridi fitoi përmes  një përmbysje spektakolare 5 me 2 kundër Borusia Dortmund, në ndeshjen e Bernabeut që ktheu në vëmendje finale e Champions pak muaj më parë.

Gjermanët shkuan deri në avantazhin 2 me 0 falë golave të Malen dhe Gitens. Ky avantazh zgjati deri në minutën e 60, atëherë kur mbretët vendosën të dalin në skenë me të gjithë magjinë e tyre. Mjaftuan vetëm dy minuta që Rudiger dhe Vinisurs Xhunior të ekuilibronin ndeshjen. Më tej në minutën e  83 ishte radha e Lukas Vakses për të përmbysur rezultatin, ndërsa vëmendjen në fund e rrëmbeu totalisht braziliani Vinisuues Xhunior, spektakolar me dy gola të tjerë .  Los Blankos ngjiten në kuotën e 6 pikëve në klasifikimin e përgjithshëm, po aq sa ka edhe Juventus, në vendnumëro pas gabimit të rëndë shtëpiak kundër Shtutgarit.

Italianët u mundën në mënyrë surprizë për pritshmëritë që ishin në fakt, jo për atë që u tregua në fushë, ku miqtë ishin dominues nga fillimi në fund. Shumë raste të humbura nga gjermanët të cilët bënë hero portierin Matia Perin.

Ky i fundit madje priti edhe një penallti në fund, kur bardhezinjtë mbeten me 10 lojtari, pasi Danilo shkaktoi edhe 11-metërshin. Italianët gjithsesi u dorëzuan në minutën e  93 kur zëvendësuesi El Bilal Ture ndëshkoi Zonjën e Vjetër, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale skuadrës së Tiago Motës. Fat i kundërt për Milanin që më në fund koleksionoi tre pikët e para europiane, ndonëse me një lojë më shumë dritë hije kundër Club Bryzh.

Suksesi 3 me 1 fsheh disi në fakt problematikat e skuadrës kuqezi e cila deri në rezultatin 1 me 1, madje edhe kur belgët mbetën me 10 lojtarë, vuajtjen mbajtjen e topit të kundërshtarit. Pulisic shënoi për Milanin në minutën e  34, e gjashtë minuta më vonë Oniedika doli nga fusha me të kuq.

Pavarësisht kësaj Bryzh barazoi rezultatin me Sabe në minutën e  51. Largimi i Leaos dhe futja në fushën e Okafor bashkë me Cukuezen dha efekt tek Milani që me shërbimet e këtyre dy lojtarë dhe finalizimet e sakta dy herë të Rejnders, shpëtoi veten nga turpërimi para tifozëve në San Siro. Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja 1 me 0 e Arsenalit në shtëpi ndaj Shaktar Donjec, Ndalesa e PSG 1 me 1 kundër PSV ndërsa Aston Vila mori fitoren e  dytë radhazi këtë herë duke mundur Bolonjën 2 me 0. Ndeshjet u transmetuan si zakonisht në Tring. /vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›