Realizohet fjalori i pare elektronik i Gjuhes Shqipe
Me ne fund edhe gjuha shqipe behet pjesë e botës dixhitale.
Ky është Fjalori i parë elektronik i gjuhës shqipe dhe pa dyshim shënon një risi në tregun e botimeve shkencore. Kjo formë e fjalorit sjell një përdorim sa më praktik dhe është një referencë e rëndësishme për të gjithë përdoruesit e gjuhës shqipe. Drejtori i Qendrës Albanologjike i cili ka certifikuar këtë libër na bën me dije se Fjalori elektronik është i mbështetur në “Fjalorin e Gjuhës shqipe”, të vitit 2006, të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, me rreth 48 000 fjalë dhe 5 000 njësi frazeologjike
Fjalori elektronik është i pasuruar edhe me shqiptimin e fjalëve dhe njësive frazeologjike të përfshira në të.
Marashi është I vetëdijshëm se për fjalorët dhe pasurimin e gjuhës ka end për të bërë.
Ky është produkti i parë, i cili del para përdoruesit dhe për të gjithë mjedisin gjuhësor në trojet mbarëshqiptare me disa prurje të reja.