E Diel, 1 Nëntor 2026

Receta e dashurisë e Hugh Jackman!

Hugh Jackman Attends the Nomad Two Worlds ExhibitionMartesa e tij 17-vjeçare është zilia e Hollivudit dhe më në fund Hugh Jackman ka zbuluar sekretin që mban gjallë romancën mes tij dhe bashkëshotres Deborra-Lee Furness.

Në një intervistë për revistën Good Housekeeping, aktori 44-vjeçar tha se gruaja e tij 57-vjeçare është shoqja e tij më e mirë.

Kemi qenë gjithmonë shokë shumë të mirë. Që në fillim dukej që shkonim shumë me njëri-tjetrin. Gjithashtu duhet të bësh shumë surpriza që të mbash gjallë romancën, deklaroi australiani, i njohur për interpretimin e Wolverine në sagën X-Men.

Dy rregulla të tjera të Hugh Jackman për një lidhje afatgjatë janë komunikimi i përhershëm dhe qëndrimi pranë familjes sa më shumë të jetë e mundur.

Unë dhe Deborra flasim për gjithçka dhe nuk mbajmë të fshehta. Gjithashtu unë nuk qëndroj larg familjes për më shumë se 2 javë, tha Jackman. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›