Reeker në Tiranë takon Ramën, Bashën dhe Xhaçkën, por jo Metën

Brenda një turi Itali, Shqipëri Maqedoni e Veriut, të njoftuar dy javë më parë nga Departamenti i Shtetit, ndihmës sekretari i shtetit në detyrë Filip Rieker, u takua paraditen dhe mesditën e së mërkurës me autoritetet shqiptare.
Së pari me kryeministrin Rama, e më pas me kreun e Partisë Demokratike Basha, për t’u ndjekur nga një drekë pune me ministren e jashtme Xhaçka, Zyrtari i lartë amerikan duhet të ketë biseduar për marrëdhëniet shqiptaro amerikane dhe çështjet me interes të përbashkët, referuar njoftimit paralajmërues të vizitës nga Departamenti i Shtetit pa asnjë deklarim rreth takimeve në Tiranë, por dukshëm me mungesë të një takimi me Presidentin e Republikës Meta.
Vizita e ndihmëssekretarit në detyrë të shtetit amerikan, pak ditë pas firmosjes së marrëveshjes së rëndësisë së veçantë për rrjetin 5 G Shqipëri – SHBA, mund të vendoset në kontekstet globale të zhvillimeve, ku referimi i Shqipërisë është rritur ndjeshëm për rajonin. Situata e bisedimit është zgjeruar duke e konsideruar mosmarrjen e vendimit nga BE për negocioatat Shqipëri e Maqedoni e Veriut, për të cilat SHBA ishin deklaruar disa herë se i kanë mbështetur.
Ndihmëssekretari Riker do të jetë të enjten në Shkup për të takuar zyrtarët e lartë maqedonas si dhe për të qenë pjesë e “Konferencës Rruga drejt Prespës”, e cila pritet të rinxjerrë në sipërfaqe efektet e mungesës së vendimit europian për dy vendet e rajonit që rrethohen nga shtete europiane.