E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker ne uzinen e Mjekesit

Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit Philip Reeker ka vizituar paraditen e së shtunës Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit, ku është njohur nga afër me procesin e demontimit të armëve dhe mënyrën e funksionimit të uzinës.

Në këtë takim Reeker ka garantuar vazhdimin e projekteve për demontime të mëtejshme  të municioneve të tepërta, deri në perfundimin tërësor të tyre. Në fjalën e tij zyrtari Amerikan i Shtetit u shpreh se ndihet krenar që SHBA  kanë dhënë kontributin e saj në drejtim të demilitarizimit të Shqipërisë, në raport në armët dhe municionet e trashëguara nga shtetit totalitar.

"Shkaterrimi i ketyre municioneve te panevojshme e ben Shqiperine me te sigurte dhe rajonin me te sigurte. Keshtu qe jemi shume te lumtur qe jemi partner dhe qe kemi Shqiperine si nje aleate te NATO-s", tha Reeker.

Në përfundim te takimit zëvendësndihmëssekretari Amerikan ka vizituar Bazilikën e Rrapit të Bezistanit, Kishën e Shën Mërisë e objekte të tjera të kultit ndërfetar në Elbasan.   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›