E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker optimist për çështjen e emrit

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Philip Reeker është shperhur optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë. Në një intervistë për BBC-në Reeker ka deklaruar se Maqedonia mund të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë, por zgjidhja varet nga të dyja këto vende. Riker ka theksuar gjithashtu se SHBA gjithmonë ka qenë e gatshme të ndihmojë edhe në arritjen e një konsensusi të brendshëm edhe pse, siç tha, bëhet fjalë për një çështje biletarale mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Ambasadori amerikan Riker, nuk mendon se dokumentet e publikuara nga Wikileaks do të ndikojnë në ndryshimin e komunikimit me liderët në Maqedoni.
Kurse për raportin e Dick Marty-t, thotë se akuzat duhen trajtuar me seriozitet, por nuk duhen bërë gjykime pa bërë hetimet.
Vitin 2011 e nënvizoi për Maqedoninë si të rëndësishëm për shkak të përvjetorëve, ku do të shënohen 20 vjetori i pavarësisë dhe 10 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, por edhe vit kur do të ndërmerret regjistrimi i popullsisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›