Referendumi Berisha nuk terhiqet

Kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga vendimi për të organizuar
referendumin. Duke folur në një aktivitet me mësues me rastin e 7
Marsit, Berisha tha se demokracia është për t'u mesuar dhe u bëri
thirrje shqiptarëve t'i votojnë tre ligjet e të marrim statusin e vendit
kandidat.
"Sot jemi i vetmi vend, që për tre ligje mbetemi prapa dere, mbetemi vend numëro, por demokracia është për t'u mësuar, ndaj edhe ne mbetemi të vendosur, së bashku me gjithë shqiptarët, këto ligje t'i votojmë, shqiptarët t'i votojnë dhe të marrin statusin e tyre", tha Berisha.
Sequi: Fyle i ka thënë të gjitha
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi ka theksuar se është tërësisht dakord me deklaratën e eurokomisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle lidhur me nismën e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për referendum për tre ligjet e kërkuara nga BE, ndërsa bëri sërish thirrje për arritjen e konsensusit mes palëve politike.
“Fyle i ka thënë të gjitha, nuk do të shtoj asgjë. Duhet ta keni vënë re që ne flasim për konsensus dhe dialog dhe ju them se cila është mënyra jonë e interpretimit për dialogun. Dialogu për ne nuk është shuma e dy monologëve” tha Sequi.
Deklarata e ambasadorit u bë pas ceremonisë së mbylljes së projektit të binjakëzimit të financuar nga BE në mbështetje të sistemit të menaxhimit të Aviacionit Civil Shqiptar.