E Diel, 1 Nëntor 2026

"Referendumi, gati 500 mije firma"

Denis Dedej

Deshtimi i mbledhjes se 25 firmave nga deputete te Kuvendit, per realizimin e referendumit popullor mbi ndryshimet e kontestuara kushtetuese, ben qe LSI t'i drejtohet popullit. Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, shpalli dje "premtimin" se do te mbledhe 500 mije firma, madje me deklarata te noterizuara, per t'i hapur rruge kesaj procedure. Mbledhja e ketyre firmave do te nise pikerisht javen e ardhshme, me 10 Maj, ne sheshin "Skenderbej", duke vazhduar me pas ne te gjithe Shqiperine dhe per kete ceshtje do te krijohet edhe nje Komitet Kombetar ne mbrojtje te lirise dhe sovranitetit te popullit shqiptar. Firmat do te grumbullohen "Bazuar ne nenin 150 te Kushtetutes, ne do te mbledhim jo 50 mije firma te shtetasve shqiptare qe kane te drejte vote, por do te mbledhim minimumi 500 mije deklarata noteriale te qytetareve shqiptare, qe kane te drejte vote per te kerkuar referendumin, i cili do te mbroje lirine dhe sovranitetin e popullit shqiptar", deklaroi kryetari i LSI. Sipas tij, per shkak te presionit te jashtezakonshem dhe "kapjes" nga ana e kryeministrit Sali Berisha, por edhe kryetarit te PS, Edi Rama, duke qene se shumica e deputeteve te parlamentit e kane humbur lirine e tyre, dua t'ju konfirmoj vendosmerine tone per realizimin e referendumit.

Per kreun e LSI deputetet kane humbur lirine dhe personalitetin e tyre dhe keta kane nisur te gjykojne dhe arsyetojne vetem ekonomikisht dhe jo politikisht e shqiptarisht. Gjithashtu mbledhja e ketyre deklaratave nuk do te behet vetem brenda qyteteve dhe fshatrat e Shqiperise, por do te zhvillohet edhe ne Greqi, Itali, ne Shtetet e Bashkuara, ne Britanine e Madhe, ne Belgjike, ne Kanada, pra ne te gjithe boten ku jetojne qytetaret shqiptare. I pyetur nga gazetaret per bashkepunimin me PS-ne ne raport me zgjedhjet e ardhshme te 2009, Meta pergjigjet se ceshtja me e rendesishme eshte liria dhe sovraniteti i popullit shqiptar, i te gjithe qytetareve shqiptare. "Kjo eshte themeltare dhe sikurse ju e dini, ne kemi kohe qe kemi ftuar lidershipin aktual te Partise Socialiste per te reflektuar, per te mos tradhtuar vete historine e asaj partie, ne mbrojtje te demokracise dhe vete vepren me te rendesishme te asaj partie, qe eshte Kushtetuta e Republikes se Shqiperise e bere ne vitin 1998", u shpreh kryetari i LSI. I pyetur per mundesine e nje deklarate noteriale edhe nga Fatos Nano, ai shprehur mirepritjen e tij, por gjithashtu shpreson edhe ne nje reflektim te fundit te gjashte deputeteve perkrah tij, per te formuar keshtu firmat e nevojshme mbi organizimin e referendumit popullor. Ndryshimet e reja ne Kushtetute jane miratuar me 21 prill me 115 vota pro, ku ky ndryshim pati perkrahjen e dy forcove me te medha politike, Partia Socialiste dhe ajo Demokrate, por partite e vogla u shprehen kunder ketyre ndryshime, duke kerkuar keshtu nje referendum.

Deshton mbledhja e firmave te deputeteve

Nisma e ndermarre nga kryetari i Partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, per mbledhjen e 25 firmave te deputeteve te parlamentit shqiptar ka deshtuar. Perkrahese te kesaj nisme kane qene edhe partite e tjera ne opozite, Partia Demokracia Sociale, Aleanca Demokratike dhe ajo Socialdemokrate. Por duke mos e konkretizuar kete nisme pasi nuk ishte numri i duhur i firmave per te organizuar nje referendum popullor. Perpos kesaj, kreu i LSI i ka derguar ftese bashkepunimi Partise Socialiste per te dhene miratimin e saj per kete nisme, por kjo gje eshte mohuar nga kjo e fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›