Referendumi i importit të mbetjeve, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
TIRANE - Gjykata Kushtetuese është tërhequr, në mesditë, për të marrë vendim, lidhur me kërkesën e paraqitur nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave për zhvillimin e një referendumi që synon shfuqizimin e një pjese të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Kërkesa mbështetej edhe nga një peticion i firmosur prej 60 mijë qytetarësh.
Nismëtarët e kësaj kërkese kanë qënë emra të njohur të shoqërisë civile, si Kozara Kati, Ermira Pirdeni, Andi Tepelena, Yllka Hida, Lavdosh Feruni, Leart Kola, Elton Kacidhja, Blendi Kajsiu, Andi Kananaj, Geldona Metaj, Aldo Merkoçi, Rajmonda Stefa etj.
Gjatë seancës, mësohet se avokatja e KQZ-së ka theksuar se një pjesë e firmave të peticionit kishin probleme vërtetësie; 70% e kampionit të marrë nga policia shkencore për verifikim ka rezultuar i falsifikuar, ndërsa pjesa tjetër, rreth 50 mijë firma, rezulton e rregullt. Por avokatja ka kërkuar që gjykata të mos e pranojë kërkesën e Aleancës dhe ta hedhë atë poshtë me arsyetimin se KQZ-ja duhej t’i kishte verifikuar edhe ato 50 mijë firmat e tjera.
Përfaqësuesi i Qeverisë, Igli Kaso, ka arsyetuar nga ana tij se kërkesa kundër importit të mbetjeve duhej hedhur poshtë, pasi cenonte Kushtetutën; shfuqizimi i ligjit, sipas tij, sjell liberalizim total të të gjitha mbetjeve, shkakton çrregullim të procesit; nëse hiqet neni 49, sipas tij, nuk ndalohet importi i mbetjeve.
Redaksia
(ar.sh/shqiptarja.com)