Reforma PDIU Duam proporcional kombetar

Në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, që rëndom njihet si partia e camëve, i kanë idetë e qarta. Popullsia came më shumë se sa e përqëndruar gjeografikisht në një zonë të caktuar, është e shpërndarë në tërë territorin. Ndaj camët duan një sistem proporcional kombëtar, që të marrin maksimumin nga këto vota.
Por sistemi aktual proporcional me bazë qarku e përthyen votën. Mandatet e deputetëve kanë diferencë votash nga njëri qark në tjetrin.
"Vota nuk ka një karakter universal dhe një valencë njësoj në të gjitha qarqet dhe sigurisht ky është një sistem i padrejtë. Por mbi të gjitha ne e dimë që ky sistem u bë edhe për të zhdukur, do të thoja, partitë e vogla", tha Idrizi.
Për të ndrequr një sistem që ka sjellë bipolarizimin e jetës politike dhe përftimin që partitë e mëdha nxjerrin nga aleatët e vegjël në koalicion, Shpëtim Idrizi propozon:"Sistemi i cili është transparent, i barabartë dhe më i thjeshtë në administrim është një sistem proporcional kombëtar. Nqs. kalimi në një sistem proporcional kombëtar kërkon ndryshime kushtetuese dhe është më i vështirë, atëhere ne jemi dakort që të kemi këtë sistem që është, por me një korrektim kombëtar".
Por nuk përfundon këtu. PDIU shkon më tej, kur kërkon një KQZ jo partiake dhe një votim elektronik.
"Administrimi duhet të jetë civil jo politik, një KQZ e përbërë jo nga forcat politike, por mbi të gjitha, ne propozojmë që të kemi një sistem elektronik. Në pamundësi të një sistemi elektronik votimi, minimalisht duhet të kemi një sistem elektronik numërimi", tha Idrizi.
Sipas Shpëtim Idrizit kjo do të evitonte ngërcin e fundit të zgjedhjeve, numërimin problematik, pas një dite të qetë votimesh. Kurse partive të mëdha do t'u hiqej mundësia të bënin përllogaritje dhe të ndikonin në mbarëvajtjen e nxjerrjes së rezultateve. Por PDIU është e qartë se për të imponuar idetë e saj, reforma e ardhshme zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo bipartizane, si deri më sot.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Topi: Politika po penalizon shqiptarët
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u shpreh nga qyteti i Fierit se “shoqëria shqiptare po penalizohet nga politika”. Zotërinj deputetë, mos u nxitoni!
Erjon Kristo - Ka ndodhur disa herë në Kuvendin e Shqipërisë që të vendoset në rendin e ditës çështja e ndryshimeve në Kodin e Qarkullimit Rrugor. Syzet e Brukselit dhe aspiratat e shqiptarëve
Mustafa Nano - Ne të gjithë po prisnim me kërshëri e interes raportin e Brukselit, mbi bazën e të cilit do t’i vihej një notë Shqipërisë në përpjekjet e bëra për t’u integruar në BE. Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu komentoi për Top Channel raportin e Komisionit Europian. I ndodhur në Bruksel, zoti Arvizu deklaroi në një intervistë për Arta Tozajn se ky raport solli një rezultat zhgënjyes për Shqipërinë dhe bëri përgjegjëse të dy palët, duke argumentuar se retorika ka sjellë ndarje në vend. Sequi në “Top Story”: Përse BE refuzoi Shqipërinë
Një dite pas raportit kritik të Brukselit, që la sërish “në klase” Shqipërine, në ”Top Story”, Ambasadori i Komisionit Europian, Ettore Sekui, shpjegoi përse për të dytin vit radhazi na mbyllen dyert e Europës.
Lajmet kryesore
Topi: Politika po penalizon shqiptarët
Presidenti i Republikës flet nga Fieri
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Fule: Zgjedhjet, një shans i humbur
Sequi në “Top Story”: Përse BE refuzoi Shqipërinë
Lezhë, konflikt për pronën, një i vdekur