E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet në 6 Rajone dhe 100 Bashki

Pas Partisë Socialiste, edhe Partia Demokrtatike ka bërë publike versionin e saj për hartën e re territoriale.

Ndryshe nga PS e cila kërkon zvogëlimin e numërit të Bashkive, nga 61 në 46, PD kërkon që të rrisë numrin e tyre në 100 Bashki.

Në propozim e PD kërkohet që të jenë 6 rajkone dhe 100 Bashki.

Në Rajonin e parë bën pjesë Shkodra dhe Lezha

Përveç Bashkive aktuale shtohen 3 të reja në qarkune  Shkodrës dhe 5 në Lezhë. Në Shkodër shtohen Velipoja, Drivast dhe Kopliku, ndërsa në Lezhë shtohen Bregu i Matës, Zadrima, Oroshi, Rubik dhe Mamurras.

Rajoni i dytë përfshin Dibrën dhe Kukësin

Në këtë rajon propozohet të shtohen dy bashki në Kukës dhe 4 në Dibër. Në Kukës propozohet të shtohen Shishtaveci dhe Bicaj, ndërsa në Dibër të shtohen Kastriot, Lurë, Shupenza dhe Maqellara.

Në Rajonin tre janë Tirana dhe Durrësi

Në këtë rajon shtohen 7 Bashki, dy në Durrës dhe 5 në Tiranë. Në Tiranë shtohet Petrelë, Kashar, Dajt, Arbanë dhe ndroq, ndërsa në Durrës shtohen Sukthi dhe Fushë Kruja.

Në Rajonin e katër bëjnë pjesë Elbasani dhe Korça

Në këtë rajon propozohet të shtohen 2 në qarkun eElbasanit dhe katër në Korçë. Në Elbasan shtohen Bradesheshi dhe Shpati, në Korçë shtohen Voskopoja, Pojani, Leskoviku dhe Mokra.

Në Rajonin pesë bëjnë pjesë Fieri dhe Berati

Në këtë rajon propozohet të shtohen 8 bashki, 6 në Fier dhe dy në Berat. Në Fier propozohet të shtohen Ardenica, Krujta, Dushku, Levan, Fratar dhe Cakran, ndërsa në Berat shtohen Otllak dhe Shpirag.

Në Rajonin gjashtë bëjnë pjesë Vlora dhe Gjirokastra

Në këtë rajon shtohen të katërta në Vlorë, të cilat janë Orikum, Amantia, Ksamil dhe Novoselë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›