E Martë, 3 Nëntor 2026

Reforma Zgjedhore, PE rekomandon përfshirjen e “gjithë zërave nga opozita”

Parlamenti Europian ka kërkuar të forcohet dialogu politik dhe që opozita shqiptare të përfshihet në punimet për Reformën e ardhshme Zgjedhore.

Komisioni i Stabilizim-Asocimit miratoi të hënën rekomandimet për Shqipërinë, duke mos i shmangur as kritikat se si ka vijuar jeta politike në vend.

Në dokumentin e Brukselit theksohet nevoja për konsensus ndërpartiak dhe shtysa të tjera për të adresuar detyrat e lënë më herët nga OSBE-ODIHR dhe Komisioni i Venecies për garat elektorale.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, konfirmoi për Radiotelevizionin Shqiptar se “rëndësi kryesore ka përfshirja e gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore, për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse… për të forcuar kulturën parlamentare demokratike dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor.“

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›