Reforma Zgjedhore, kyçe për anëtarësimin në BE, Gonzato: Duhet një produkt i mirë

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, në fjalën e tij, përsëriti sërish nevojën e një Reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore.
Po zhvillohet sot aktiviteti prezantues i projektit të ri të Këshillit të Evropës “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri – Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë (SECA)”. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, në fjalën e tij, përsëriti sërish nevojën e një Reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore.
“Nisja e këtij cikli sot, moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Duhet një reformë e thellë zgjedhore. Raporti i Fundit i OSBE nxjerr disa problematika si fusha e pabarabartë, fushatës zgjedhore apo financimi. Këto reforma nuk janë vetëm hapa teknikë por hapa themeltarë të Shqipërisë drejt BE-së. Reforma Zgjedhore përfaqëson një hap të mirë drejt integritetit zgjedhor. Nxisim palët për reformë gjithëpërfshirëse, duhet një produkt i mirë. KQZ ka marrë hapa të rëndësishëm në analizën paszgjedhore dhe ka paraqitur disa propozime. Depolitizimi është thelbësor. Reforma zgjedhore është pjesë domethënëse për rezultatet e Shqipërisë për në BE, sidomos në kapitullin e parë”, tha ambasadori.