E Martë, 3 Nëntor 2026

Reforma Zgjedhore, pas dështimit të komisionit flet kryekomisioneri Celibashi

Kryemisioneri Ilirjan celibashi, vazhdon të shprehi shqetësimin e tij për fatin e zgjedhjeve në Shqipëri pas dështimit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ai tha se kuvendi duhet të adresohen sa me shpejt ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve. 

“Nese Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë ndryshime të Kodit Zgjedhor është mirë që ti adresojë sa më shpejtë të jetë e mundur sepse duhet kohe për përgatitjen sidomos për disa aspekte” tha zoti Celibashi.

I pyetur për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për votimin e emigrantëve ai u shpreh se vendimi duhet zbatuar, e  nëse jo do të jetë një akt që do të rëndojë mbi deputetët.

Por a shkohet në zgjedhje me të njëjtin ligj elektoral? 

“Ligjie është në fuqi dhe natyrisht, ligji trajton e garanton procesin zgjedhor në përputhje me standartet. Mund të jetë po ky, dhe s’ka probem në kuptimin e nje risku për të cënuar standartet e zgjedhjeve të ardhshme. Nëse duhen rikonsideruar, e rendesishme duhet qe ky proces të ndodhë sa me shpejt” tha zoti Celibashi.

Për Reformën Zgjedhore tashmë do të punojë grupi i dialogut pranë komsionit të ligjeve. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›