Reforma Zgjedhore takimi mbyllet pa rezultat

Takimi i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore u
mbyll sot pa ndonjë rezultat konkret ndërsa palët denoncuan
njëra-tjetrën si bllokuese të procesit.
Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi pas takimit se “opozita e ka braktisur procesin,” ndërsa përfaqësuesi i PS-së tha se PD nuk pranoi të vijojë punën për përcaktimin e një grupi ekspertësh, të cilët duhet të kryejnë propozimet për reformë.
Kryerja e reformës zgjedhore është rënë dakord mes dy partive të mëdha parimisht që prej dy vjetësh, por deri më sot procesi është shtyrë pa fund dhe asnjë përparim nuk është kryer.
Në diskutimet joformale është folur për mundësinë e instalimit të pajisjeve teknologjike për numërimin e votave, ndërsa palët nuk kanë shfaqur qëndrime të prera mbi ndonjë çështje të caktuar. Shqipëria pritet të mbajë zgjedhje të përgjithshme verën e ardhshme.