E Enjte, 5 Nëntor 2026

Reforma e pensioneve/ Macron do t’i drejtohet sot popullit francez, qytetarët organizojnë protesta para bashkive dhe prefekturave

Presidenti i Francës Emanuel Macron  do t’i drejtohet sot francezëve, në lidhje me reformën e pensioneve që ka zemëruar qytetarët e tij prej javësh duke çuar në demonstrata të ashpra, duke “i vënë zjarrin” Parisit.

Kundërshtarët e reformës kanë organizuar përmes rrjeteve sociale demonstrata përpara bashkive apo prefekturave në orën 20:00, në momentin e fjalimit të Emmanuel Macron.

Sipas L’Express, fjalimi, i cili do të transmetohet në rrjetet kryesore televizive të Francës, duhet të fokusohet në pjesën e mbetur të mandatit pesëvjeçar të Emmanuel Macron.

Presidenti pasdite do të presë ministra dhe liderë të mazhorancës.

Por Macron kishte kërkuar më herët një takim ditën e martë me sindikatat, por këto të fundit e kanë refuzuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›