Reforma ekonomike në Kubë, qeveria hapet ndaj sektorit privat në energjitikë dhe farmaceutikë

Qeveria kubaneze ka njoftuar sot zbatimin e një pakete të re reformash për hapjen e ekonomisë ndaj sektorit privat, në një përpjekje për të rigjallëruar aktivitetin ekonomik në vend midis një krize të thellë financiare dhe energjetike.
Vendimi është zyrtarizuar përmes një dekreti të botuar në Gazetën Zyrtare, i cili zgjeron fushat ku mund të operojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), si dhe sektori kooperativ jo-shtetëror.
Dekreti i ri u lejon subjekteve private të angazhohen në aktivitete që më parë ishin monopol absolut i shtetit, përfshirë shpërndarjen e karburantit, nxjerrjen e naftës e gazit natyror, si dhe shërbimet farmaceutike, megjithëse ushtrimi i tyre do të jetë i kushtëzuar nga “një sërë kërkesash të rrepta”.
Për sa i përket industrisë nxjerrëse në shkallë të gjerë, dekreti përcakton kufizime të qarta:
“Miniera në shkallë të gjerë jashtë kontrollit të shtetit do të jetë e mundur vetëm përmes partneriteteve ekonomike dhe investimeve të huaja.”
Ruhen rolet e shtetit dhe ndalesa në telekomunikacion
Pavarësisht këtij hapi drejt liberalizimit, autoritetet në Havanë nëvizojnë se linja politike dhe struktura ekonomike e vendit nuk po ndryshojnë në thelb. Qeveria thekson se reformat synojnë vetëm “një rigjallërim më të madhe nga aktorët ekonomikë jo-shtetërorë”, pa cenuar bazat e sistemit.
“Masat e reja nuk po çojnë në privatizimin e ekonomisë, pasi ndërmarrja shtetërore socialiste ruan rolin e saj themelor.”, thuhet në dekretin zyrtar të qeverisë kubaneze.
Përveç kësaj, shteti mban kontroll të plotë mbi sektorët e ndjeshëm të informacionit. Aktivitetet që lidhen me informacionin, komunikimin mediatik dhe telekomunikacionin mbeten kategorikisht të ndaluara për sektorin privat.
/rtsh.al/