Reforma zgjedhore, Gjiknuri: PS, pro korrektimit dhe barazisë së votës
Bashkëkryetari në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se Partia Socialiste ka qenë promotore për barazinë e votës dhe e hapur për korrektimin e sistemit zgjedhor. Sipas tij, PS kërkon që partitë e vogla të jenë pjesë e komisionit dhe të japin propozimet e tyre konkrete për reformën zgjedhore.
Të gjithë janë dëshmitarë që PS ishte shtytësja e procesit të numërimit elektronik që fatkeqësisht në mënyrë të njëanshme edhe nga ajo paketë e miratuar me konsensus u hoq dorë me pretekste apo sebepe që diheshin më parë. Të gjithë e dinë shumë mirë qëndrimin tonë publik, që kemi qenë të hapur për korrektimin e sistemit zgjedhor dhe vazhdojmë ti qëndrojmë me forcë korrektimit të sistemit zgjedhor, – u shpreh Gjiknuri në një deklaratë për mediat.
Më tej, Gjiknuri i ka bërë thirrje PD-së të deklarohet hapur nëse është dakord apo jo me korrektimin, që sipas tij duhet të bëhet pjesë e reformës zgjedhore.
Që fjalët tia lënë vendin veprave, është koha që publikisht PD të deklarohet nëse është e hapur për korrektimin e sistemit zgjedhor apo jo. PS, këtë çështje do ta bëjë pjesë të tryezës së reformës zgjedhore. Është koha që Shqipërisë ti japim një ligj të mirë zgjedhor, që adreson transparencën, barazinë e votës dhe zgjedhjet e lira, – deklaroi deputeti socialist.
27 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Reforma zgjedhore, Gjiknuri: PS, pro korrektimit dhe barazisë së votës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci