Reforma zgjedhore, partite cojne dem dhe korrikun
Nje tjeter ligj i rendesishem si Kodi Zgjedhor do te shtyhet per tu debatuar e votuar ne shtator. Dy partite e medha politike, si ajo demokratike dhe socialiste premtuan shume se do te arrinin te kryenin nje reforme zgjedhore brenda ketij muaji, por ditet e fundit ky premtim behet gjithnje e me i pabesueshem. Ndonese prej kohesh nje prej bashkekryetareve te komisionit te posacem, Fatmir Xhafaj eshte shprehur optimist per mbylljen e reformes brenda ketij muaji, ky entuziazem bie kur nuk ka mbetur as dhjete dite dhe komisioni ka miratuar shume pak nene. Sipas bashkekryetarit, puna per hartimin e Kodit Zgjedhor po vijon dhe eshte ne doren e eksperteve te komisionit. Por Xhafaj nuk jep nje afat, pasi do te shihet projekti qe do te hartohet e diskutohet me pas ne komision. Mosbesues se reforma do te mund te perfundoje kete muaj, shprehen dhe anetaret e tjere te komisionit, qe theksojne se mbledhjet jane ne varesine e eksperteve, te cilet po merren me perpilimin e neneve te Kodit te ri Zgjedhor. Ne nente dite te mbetura per kete muaj, partite politike e kane te pamundur te miratojne nje ligj te ri. Aq me pak kur behet fjale per nje ligj si ai zgjedhor, per te cilin kerkohet konsensus politik e debate te gjera. "Do te kete debate politike, nuk do te jete kaq e thjeshte per tu kaluar si ligj", u shpreh nje prej anetareve te komisionit republikani Arian Madhi. Anetaret nuk kane hyre ende ne fazen me te nxehte te diskutimit, ku reflektohet dhe ndarja mes partive te medha dhe atyre te vogla politike, si pragu elektoral, koalicionet etj. Komisioni i posacem do te ndryshoje thuajse cdo nen te Kodit Zgjedhor. Antaret kane vendosur te bejne nje ligj te ri ku te percaktojne sakte se cili do te jete roli i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, komisionet e tjera zgjedhore, perberjen e funksionimin e tyre. Nje tjeter proces qe do te shihet me kujdes per riparime te ndjeshme, do te jete ai i numerimit te votave, nga ku varet dhe nxjerrja e rezultatit te zgjedhjeve. Po keshtu, politika do te nderhyje dhe ne procesin e animimit te rezultatit ne gjykate nga partite. I vetmi nen i ditur, dhe i pakundershtueshem ne Kod do te jete sistemi zgjedhor, qe u vendos dhe ne Kushtetute. Ai proporcional i paster. Rozeta Rapushi